Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sezoni turistik/ Klosi: Përpjekje e përbashkët me bashkitë dhe operatorët turistikë, ndryshe përpjekje e dështuar

18:00 / April 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijojnë takimet me Task Forcat e bregdetit në të gjitha bashkitë nga veriu në jug, me qëllim garantimin e një sezoni veror më të sigurtë dhe cilësor. Pas Velipojës, ministri Klosi u ndal në Sarandë, me Task Forcën e përbërë nga prefekti, strukturat e mjedisit dhe aktorë lokalë, në zbatim të vendimit të ri të qeverisë për “Stacionet e Plazhit”, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë, për të siguruar me kushte konkrete jetën e qytetarëve, higjienën, sigurinë ushimore, ndarjen e shezllonëve, si edhe respektimin e orareve, që kufizojnë apo lejojnë muzikën në bregdet. “Ajo që kemi më shumë shqetësim është që viti 2019 mund të jetë me të njëjtat shifra si 2018-a, padyshim mund të ketë edhe më shumë se 218 por kjo nuk do të thotë që ne i kemi zgjidhur problemet kur ne akoma nuk jemi një destinacion turistik.

Jemi në mes të prillit, në Sarandë, në zonën më turistike të vendit ku duam dhe kanë filluar të vijnë turistët e parë, ku duam dhe presim që të ketë kontrata që të fillojnë të paktën nga fillimi i majit dhe të mbarojnë në fund të teotrit dhe situata është realisht me shumë probleme përsa i përket pastërtisë, përsa i përket rregullave për të qenë një destinacion, me shumë probleme përsa i përket rregullave të menaxhimit të stacioneve të plazhit”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, një tjetër problematikë, që duhet eliminuar këtë sezon të ri veror është edhe ndotja akustike. “Muzika shumë e lartë dëmton shumë turizmin në qytete si Saranda. Vjet patëm në qarkun eVlorës dy shembuj shumë pozitivë;l një ishte vendimi i këshillit bashkiak të bashkisë Himarë e cila përcaktoi ashtu sic duhej zonat se ku lejohej muzika dhe ku ishin zonat e kufizuara. Kishim po ashtu edhe shembullin shumë të mirë të bahskisë së Vlorës ku lënia në zonën e Lungomares, çdo të premte për muzikë non stop i dha shumë jetë fundjavës në Vlorë dhe shtoi biznesin e asaj zone.

Kjo gjë kërkohet edhe sot, që bashkitë nëpërmjet këshillave bashkiakë të përcaktojnë zonën ku lejohet muzika, ku operatorët duhet të kenë muzikë me orar dhe ku pa kufizim”, theksoi ministri Klosi, i cili në përfundim shtoi se zbatimi i këtij vendimi të ri, në thelb kërkon të kemi rregulla të qarta, dakordësi me komunitetin, por edhe që komuniteti të pranojë detyrimet, siç janë edhe: Sigurimi i higjenës, i tualeteve publike, koshave të mbeturinave, për pastërti dhe cilësi në shërbime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve

21:39 / July 10, 2026

Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

20:39 / July 10, 2026

Mbledhja e qeverisë, ministri Lamallari jep lajmin e mirë: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

20:40 / July 9, 2026

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.