Lefter Maliqi ishte i ftuar në Open të Eni Vasilit ku dhe parashtroi sfidën e tij se do të lërë mandatin nëse bëhen zgjedhjet më 30 qershor.
Ai është “ngacmuar” nga Alfred Peza, nëse i qëndron kësaj deklarate që e ka bërë me herët dhe Maliqi ka pohuar sërish të njëjtën gjë.
Por sipas tij, ato që do mbahen në 30 qershor nuk quhen zgjedhje pasi do të kundërshtohen e dhe nga vetë Amerika dhe do krijohen probleme të tjera.
