Të mërkurën, Bayern do luajë ndaj Interit në Milano, në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. UEFA ka vendosur për këtë takim si vëzhgues gjyqtarësh, Drejtorin e Sektorit të Arbitrimit në FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), Sokol Jareci. Për Jarecin ky është një vlerësim maksimal dhe natyrisht, tashmë duhet të tregojë veten.
Arbtiër kryesor për ndeshjen është francezi Clément Turpin, ndërsa si asistent janë caktuar Nicolas Danos dhe Cyril Gringore. Gjyqtar i katërt qëndron Ruddy Buquet, në dhomën e VAR do jetë Jérôme Brisard.

