Fotot “selfie” prej vitesh tashmë u bën trendi më i ri që dhe sot vijon të jetë mjaft i përdorur, por dhe i rrezikshëm. Në fakt shumë kritikë të saj nuk e quajnë më selfie, por Killfie për shkak të numrit të madh të viktimave që janë shkaktuar për një foto të tillë.
Siç thotë raporti i publikuar nga tetori i 2011 deri në nëntor të 2017 në të gjithë botën janë 259 persona që kanë humbur jetën në tentativë për të bërë një selfie.
Tragjedia e fundit është ajo në Itali me dy të rinj të cilët bënin video selfie me 220 km në orë, e më pas përplasja fatale për jetën e tyre. Makina ishte me një shpejtësi skëterrë dhe ky fakt u dokumentua dhe nga video e postuar në rrjetet sociale.
Nga studimi del se 259 vdekjet janë të lidhura me 137 incidente, 84% e të cilëve janë kryer nga të rinj të moshës 10 deri në 29 vjeç që nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Në veçanti, 70 persona janë mbytur, 51 viktima të aksidenteve që lidhen me transportin, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 janë djegur, 16 të prekur nga rrufetë, 11 nga armët e zjarrit dhe tetë nga sulmet e kafshëve të egra.
Përsa i përket plagosjes apo ngjarje me pasoja te renda, 41 kanë rënë nga lartësi ekstreme siç janë ndërtesat, malet, shkëmbinjtë, 32 janë mbytur, 13 për goditje elektrike, 7 të shkaktuar nga kafshët e egra, një nga zjarri, 11 nga armët e zjarrit dhe 28 nga transporti. Në këtë të fundit në vend të parë janë goditja nga treni.