Vllaznia do të luajë në raundin e dytë të Champions League. Pasi kaluan Ferencvarosin në turin e parë me penallti, vajzat shkodrane do të sfidojnë Juventusin.
Vajzat bardhezi të skuadrës italiane kanë mbërritur që ditën e sotme në Shqipëri dhe kanë shkelur në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juventusi ka publikuar edhe disa foto të lojtareve nga stadiumi i Shkodrës, ndërsa ditën e nesërme në orën 19:00 do të luhet edhe sfida e raundit të dytë të Champions League.