Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shahini para 14 shtatorit: Kemi gati platformën për online, ja si do të zhvillohet mësimi dy javët e para në shkolla

17:33 / September 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një komunikimi online me drejtuesit e Drejtorive dhe Zyrave të Arsimit Parauniversitar, tha se dy javët e para të shkollës, e cila fillon zyrtarisht më 14 shtator, do të jenë përsëritje.

Kjo për të gjithë ata nxënës që kanë pasur mangësi gjatë mësimit në kushte shtëpie si pasojë e koronavirusit.

“Kemi bërë një riorganizim të planeve mësimore që dy javët e para të fillimit të vitit të ri shkollor, apo dy javët e fundit të shtatorit, do të jenë përsëritje, për të gjithë nxënësit që kanë marrë mësim në kushte shtëpie dhe që nuk ndihen me vetëbesim të plotë, që i kanë marrë mësimet në mënyrë të njejtë siç do t’i merrnin po të ishin në shkollë”.

Shahini bëri me dije se është gati edhe platforma për mësim online, pasi do të jetë e kombinuar, në shkollë dhe kur nevojitet do të zhvillohet mësim në kushte shtëpie.

“Paralelisht, kemi bërë dhe gjithë ndërtimin e platformës për mësim online dhe organizimin e punës për riorganizimin e punës për mësim në kushte shtëpie. Kjo do të na ndihmojë më shumë sidomos në zonat ku ndoshta shkollat nuk mund të punojnë me orar të plotë për të gjithë nxënësit dhe ata duhet të bëjnë mësim të kombinuar. Një pjesë në shkollë dhe disa lëndë në shtëpi me mësim online”.

Ministrja gjithashtu deklaroi se është ndarë buxheti i nevojshëm për të shtuar mësuesit në shkolla.

“Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm për të shtuar mësues nëse do të kemi nevojë për të mbuluar më shumë turne apo nëse kemi mësues që do duhet të marrin ditë të lira nëse nuk ndihen mirë”.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.