Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shamia në shkolla, myftiu “kërcënon” deputetin Gjekmarkaj: Mos fut hundët, mos prish vlerat e harmonisë

08:06 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Myftiu imam Muhamed B. Sytari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debati i Kosovës për mbajtjen e shamisë nga vajzat myslimane në shkolla, ka përfshirë edhe Shqipërinë. Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili është shprehur kundër mbajtjes së shamisë në shkolla.

Myftiu ka hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben interesave serbe, si dhe i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe akademikëve të tjerë ateistë që të heshtin, pasi ai dhe të tjerë nuk janë thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet.

“Përgjigja më e mirë për të gjithë islamofobët dhe osmanofobët e trojeve shqiptare që nuk reshtin së hedhuri vrer kundër myslimanëve. Nga ata që janë të veshur me petkun e politikës deri ata që me çdo petk, edhe atë të fesë. Që flasin kundër hixhabit. Një që për fat të keq e kemi nënkryetar të Parlamentit tonë, thotë se mbulesa e vajzave tona në Kosovë i shërben serbëve.

Nuk ka asnjë mundësi që hixhabi i nënave tona që na mëkuan me dashurinë për Allahun dhe për tokën e njëri tjetrin, t’i shërbejë serbëve. Ekstremizmi politik kur fut hundët në çështjet e fesë apo e keqpërdor kthehet në rrezik kombëtar, dhe një kazmë që përpiqet të shkatërrojë harmoninë kombëtare dhe ndërfetare.

Ndaj duhet ti dalim përballë e ti themi të heshtë e të merret me punët e tij dhe ti dhe soj sorollopi yt nuk janë thirrur për të prishur vlerat e harmonisë kombëtare. Thirrjet shterpë të atyre që flasin nga foltoret mjerane të politikës dhe akademive me prejardhje ateiste dhe titiste në Kosovë e përtej tyre në vendin tonë, ka ardhur koha t’i themi se jeni modeli më i shëmtuar i prezantimit të diçkaje në vendin tonë”, deklaron myftiu i Shkodrës.

Muhamed Sytari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.