Një i ri ka rënë në prangat e policisë ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij pasi përmes shantazhin me publikimin e videove intime i ka kërkuar para ish të dashurës.
Kjo e fundit ka denoncuar në polici dhe në bashkëpunim me efektivët la një pikëtakimi për të dorëzuar paratë. Sapo Afrim Kurti mbërriti u arrestua nga policia ndërsa në kërkim u shpall kushëriri i tij, Dëfrimi.
Pikërisht, Dëfrimi ishte i lidhur me një vajzë dhe i kishte marrë asaj aparatin e celularit dhe e kërcënonte se do i publikonte videot që ndodheshin në celular nëse ajo nuk i jepte paratë.
Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë. Në 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit Arben Gjeci. Vrasja ndodhi sepse Gjeci kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Cani. Pas hetimeve policia zbuloi se vrasjen e kishte kryer vëllai i Elidës, Esat Cani.
