Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës me anë të shkrimit të ambasadave të SHBA në Prishtinë dhe Beograd që mbajnë të njëjtën linjë që nxit palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.
“Nuk mund të bie më dakord se kaq. Me zë të lartë dhe e qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkroi Rama.
Can’t agree more🙏
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2022
Loud and clear to all who want to hear👍 pic.twitter.com/hKQVAVTAZW
Në reagim, ambasadat e SHBA kërkojnë heqjen e barrikadave dhe përmbajtje të palëve që të shmangin çdo përshkallëzim.
