Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA dhe Britania refuzojnë Berishën. Tabaku zbulon çfarë diskutoi me ambasadoren Kim

18:15 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me deputeten e PD, Jorida Tabakun në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ka qenë deputetja Tabaku e cila ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka zbuluar se çfarë ka biseduar me ambasadoren amerikane.

“Sot diskutova me ambasadoren amerikane prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së institucioneve. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren morën dhe shqetësimet e opozitës dhe ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, legalizimi kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop! E angazhuar për të mbikqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkroi deputetja Tabaku pas takimit.

Ky nuk është takimi i parë i Kim me Tabakun. Ato u takuan edhe kur u publikua raporti i inteligjencës amerikane për financim rus të PD në vitin 2017 për çështjen e lobimit në SHBA, kohë në të cilën kryetar i partisë ishte Lulzim Basha./

kim tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.