Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen.
Ka qenë vetë Berisha ai i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije këtë takim të tyre nga ku ka zbuluar se temat për të cilat diskutuan ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.
“Një takim i përzemert me mikun tim të kahershëm dhe të Shqipërisë, ish-Kongresmenin Bob McEwen dhe bashkëshorten e tij. Zhvillimet ne Shqiperi dhe në rajon ishin temat që diskutuam gjatë takimit tonë. Sb”, shkruan Berisha.