Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA feston Pavarësinë, Trump nxjerr tanket në rrugët e Washingtonit

15:51 / July 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkoi banorëve të Uashingtonit të mos përfshihen nga paniku, nëse shohin tanke në rrugë në Ditën e Pavarësisë.

Së paku dy transportues Bradley dhe dy tanke M1A1 Abrams janë vendosur në qendër të kryeqytetit amerikan, me rastin e 4 korrikut.

Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, tha se banorët do t’i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të përfshihen dhe as të përhapin panik. Për vetë banorët, e gjithë kjo, është e frikshme dhe e panevojshme.

“Unë shoh tanke në rrugë dhe ndjej frikë. Ku po shkojmë ne si vend. A mos po militarizohemi më shumë? Kjo nuk më pëlqen aspak. Për mendimin tim e gjithë kjo është një lloj shpenzimi i panevojshëm parash”, janë shprehur disa qytetarë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se festimet do të jenë një shfaqje që vjen një herë në jetë. Katër korriku shënon sivjet 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Demonstrimi i fuqisë ushtarake në këtë ditë nuk është i zakonshëm por Presidenti Trump, duket se u fiksua me idenë e një parade pasi mori pjesë në festimet e ditës së bastijës, në Paris, dy vjet më parë.

Presidenti Trump pritet të mbajë edhe një fjalim, gjë që nuk përkon me traditën. Kritikët thonë se Trump do të përpiqet ta përdorë këtë ngjarje si fushatë për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.


trump Ushtria e Shteteve të Bashkuara Washington
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.