Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-ja goditet nga moti i keq, stuhitë shkaktojnë viktima

08:45 / March 6, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Untitled design 7 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt lindjes, duke shkaktuar paralajmërime për tornado në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Stuhitë e dëborës kanë goditur pjesën qendrore të perëndimit amerikan, ndërsa erërat e forta po përhapin zjarret në Teksas.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se një stuhi që vjen nga Paqësori pitet të sjellë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë Kaliforninë dhe pjesë të tjera në brigjet perëndimore amerikane nga e mërkura deri të premten.

Paralajmërime për tornado u lëshuan të mërkurën në të dy Karolinat, Florida dhe Virxhinia. Zyrtarët e qarkut Union të Karolinës së Veriut thanë në një postim në mediat sociale se po vlerësonin dëmet e stuhisë ndërsa pritet të konfirmohet një tornado. Zyrtarët thanë se nuk ka të lënduar.

Erërat e forta në Teksas dhe bimësia e thatë krijuan kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në disa zona. Njoftohet për 20 shtëpi dhe struktura të djegura në qarkun ‘San Patricio’ pranë qytetit ‘Corpus Christi’, tha gjykatësi i qarkut David Kerbs. Nuk ka njoftime paraprake për të lënduar.

Deri tani janë konfirmuar shtatë tornado në Teksas, Oklahoma dhe Luizina, sipas të dhënave paraprake nga shërbimi motit. Stuhitë e fuqishme në brigjet lindore shtrihen nga Nju Jorku deri në Florida.

Stuhitë gjatë natës në Nebraska sollën rreth 10 centimetra dëborë ndërsa erërat kishin një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë. Të paktën 70 aksidente automobilistike u shënuan në Minesota, sipas organeve të rendit. Garda Kombëtare është aktivizuar për të ndihmuar shoferët e bllokuar nga dëbora.

Policia në Ajova tha se janë regjistruar të paktën 68 aksidente rrugore nga e marta deri të mërkurën, me një duzinë makinash që u përplasën në autostradën I35 pranë qytetit Des Moines dhe aksidente të tjera në autostradën I80.

Stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Teksas, Tenesi dhe Alabama ndërsa janë anuluar afro 600 fluturime./VOA

kaliforni mot i keq SHBA Uashington viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

‘Venecia është e lodhur’/ Vendasit e shohin dasmën e Jeff Bezos si simbol të të këqijave të qytetit

17:57 / June 15, 2025

Aksident në aksin rrugor Bilisht- Korçë, përplasen dy makina

17:24 / June 15, 2025

David Beckham prek me mesazhin për fëmijët në Ditën e Babait

16:53 / June 15, 2025

“Irani do të paguajë çmim shumë të lartë”, Netanyahu mesazh nga ndërtesa e sulmuar

16:18 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.