Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SHBA jep afatin e saktë kur Rusia do të sulmojë Ukrainën

21:12 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F0097F0B 2E6F 4D8D A2B3 0F984CA7F73E
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme.

Presidenti Joe Biden u takua virtualisht të premten me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson dhe liderë të tjerë botërorë për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit. Menjëherë pas përfundimit të takimit doli se zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë tani mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme, sipas reporterit të PBS, Nick Schifrin, shkruan Daily Mail.

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e ndjekur nga një pushtim, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkroi ai në Twitter. Një burim diplomatik tha se strategjia tani ishte për të intensifikuar përpjekjet për të përcaktuar koston e pushtimit të Putinit.

“Mesazhi duhet të jetë se ai nuk mund të fitojë”, tha burimi për DailyMail.com.

Derisa këto janë zhvillimet e fundit, aleatët po përpjekjen për t’i siguruar shtetasit e tyre. Britania, Norvegjia, Letonia, Holanda, Japonia këshilloi të premten qytetarët që të largoheshin menjëherë ndërsa fluturimet komerciale ishin të disponueshme.

Zhvillimet vijnë pas një sërë paralajmërimesh për amerikanët që të largohen menjëherë nga Ukraina. Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përshkroi ato që ai tha se ishin “shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus”.

“Ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë dhe për të qenë i qartë, kjo përfshin edhe gjatë Lojërave Olimpike,” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.