Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA me ofertë për Moskën për lirimin e të burgosurve amerikanë

23:09 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë “një ofertë thelbësore” Moskës për të liruar amerikanët e mbajtur në Rusi dhe për t’i kthyer ata në shtëpi, zbuloi të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, duke shtuar se ai do të bënte presion ndaj homologut të tij rus që ta pranonte ofertën, në një bisedë të planifikuar që do ta kenë në ditët në vijim.

Në një konferencë shtypi të Departamentit të Shtetit, Blinken tha se qeveria e SHBA i ka ofruar Moskës një marrëveshje për të liruar yllin e basketbollit Brittney Griner dhe ish-marinsin Paul Ëhelan, duke vënë në dukje se ai shpreson të avancojë procesin kur të flasë me Sergej Lavrov.

 “Kishte një propozim thelbësor në tryezë disa javë më parë për t’i liruar ata. Qeveritë tona na kanë kontaktuar vazhdimisht dhe drejtpërdrejt për këtë propozim. Do të përfitoj nga komunikimi (me Sergej Lavrov) për të ndjekur këtë çështje dhe shpresoj se mund të arrijmë një zgjidhje”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së nuk pranoi të zbulojë kompromiset e ofruara nga Shtetet e Bashkuara. Rrjeti amerikan CNN raportoi se Uashingtoni ishte i gatshëm të lironte tregtarin rus të armëve Viktor Bout, i cili po vuan dënimin me burg në SHBA, në këmbim të dy amerikanëve.

Propozimi i Uashingtonit për Moskën vjen në kohën e presionit në rritje ndaj Presidentit Biden nga familjet e pengjeve dhe të burgosurve, më së fundi rasti i Grinerit – dy herë fitues i medaljes së artë olimpike me ekipin kombëtar të basketbollit të SHBA, i cili mbahet në Rusi që nga shkurti i kaluar dhe është të akuzuar për trafik droge.

Whelan u dënua në vitin 2020 me 16 vjet burg për spiunazh për Rusinë. Ai nuk pranon fajësinë dhe pohon se ishte viktimë e mashtrimit. Uashingtoni ka kërkuar lirimin e tij. Një tjetër ish-marinist, Trevor Reed, u lirua së fundmi si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi të të burgosurve SHBA-Rusi.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në pikën më të ulët në vite për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

burgosurit Moska SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.