Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA mohon se ka nxitur protestat në Serbi

20:09 / August 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në Serbi “është i rremë”. “Nuk na befason që Rusia, përkundrazi, ka instrumentalizuar protestat për të ndjekur agjendën e saj në Serbi, siç bën në mbarë botën”, tha DASH-i për Radion Evropa e Lirë më 17 gusht.

DASH u përgjigj në kërkesën e REL-it që të komentonte akuzat e bëra nga autoritetet në Serbi dhe Rusi, që kanë fajësuar shtetet perëndimore – pa përmendur ndonjë me emër – për nxitjen e protestave që së fundi u organizuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët po kërkojnë ndalimin e minierave të litiumit. Mijëra persona morën pjesë në protestat e organizuara kundër planeve të Qeverisë që të nxjerrë depozita të litiumit, në një prej minierave më të mëdha në Evropë për këtë material që është krucial për prodhimin e baterive për makinat elektrike.

Moska ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave, ndërkaq zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, ka falënderuar agjencitë ruse të sigurisë për “paralajmërimin e udhëheqjes serbe lidhur me përgatitjet e trazirave masive dhe për një tentim grusht shteti”.

DASH-i tha se “dihet” qëndrimi i SHBA-së për Vulinin. Më 2023, Vulin u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me Kremlinin. Në përgjigjen dërguari REL-it, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “protestat paqësore dhe e drejta e qytetarëve për protestë dhe për shprehje të lirë janë pjesë e rëndësishme e demokracisë”.

Gjatë protestave është kërkuar ndalimi i projektit për nxjerrjen e litiumit nga Rio Tinto, në Jadar, në perëndim të Serbisë, teksa protestuesit kanë shprehur drojën se kjo mund të shkaktojë ndotjen e tokës dhe ujit që gjendet afër minierës.

Më 2022, Qeveria serbe refuzoi këtë projekt pas protestave masive dhe shqetësimeve lidhur me ndikimin që mund të ketë në mjedis. Qeveria e riktheu këtë plan në korrik, pas 16 vjetësh, disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese serbe tha se Qeveria kishte vepruar në mënyrë jokushtetuese kur kishte revokuar lejet për minierën Rio Tinto. /REL/

DASH Serbia USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.