Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SHBA ndihmon FA për të përballuar përmbytjet, Peleshi: Rrisim aftësitë reaguese

14:04 / January 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Niko Peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të mirëpajisura për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Qeveria e SHBA dhuroi për FA pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.
Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Ministri Peleshi falenderoi SHBA për donacionin e radhës dhe theksoi se këto pajisje të reja do të rrisin kapacitetet reaguese të FA ndaj fatkeqësive natyrore. “Është një dhuratë e rëndësishme për ne, dhe për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë duke u përballur me një situatë të vështirë, të krijuar nga reshjet intensive të shiut. Këto pajisje do të rrisin aftësitë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Komandës Mbështetëse duke ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive një numri gjithnjë e më të madh emergjencash dhe gjithashtu do të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës së personelit të Forcave të Armatosura ndërsa ata vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme, shpëtuese. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.”- theksoi ministri Peleshi.
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim vlerësoi punën e FA shqiptare gjatë përmbytjeve dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Pajisjet e reja janë kryesisht materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash. Ndihma përfshin gomone, gjenerator, pajisje për heqjen e lagështisë dhe të ujit, thasë rëre, radio për komunikim në raste përmbytjesh, pajisje të ndihmës së shpejtë dhe ventilator të lëvizshëm.

1 29

FA SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

E rëndë në SHBA/ 16-vjeçari futet në shkollë dhe hap zjarr, vret 3 fëmijë dhe një mësues, ekzekutohet nga një qytetar që po kalonte

09:12 / October 16, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.