TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022

Me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar dhe nuk i është përgjigjur? Ja përgjigjja e Romeo Veshajt

23:04 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

SHBA nuk ndalet, bën lëvizjen e radhës kundër Rusisë, ja çfarë do t’i japë Ukrainës

21:35 / April 10, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka deklaruar se SHBA-të janë të angazhuara t’i ofrojnë ‘armët që i duhen’ Ukrainës për tu mbrojtur nga Rusia.

Zoti Sullivan tha se administrata e presidentit Biden do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të frenuar përparimin e Rusisë dhe sulmet e saj ndaj civilëve, që Uashingtoni i ka etiketuar si krime lufte.

“Do t’i japim Ukrainës armët që i duhen për të mposhtur rusët, për t’i ndaluar ata të marrin kontrollin e më shumë qyteteve dhe fshatrave ku po kryejnë krime,” tha zoti Sullivan në emisionin “This Week” të NBC News.

Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte e bëra nga Ukraina dhe vendet perëndimore.

Duke folur më pas në emisionin “Meet the Press” në NBC News, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara “po punonin gjatë gjithë kohës për të dorëzuar armë … dhe organizuar dhe koordinuar dërgimin e armëve nga shumë vende të tjera.”

“Armët po mbërrijnë çdo ditë,” tha zoti Sullivan, “përfshirë sot.”

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt, tha Shtëpia e Bardhë javën e kaluar.

Dërgesat e armëve kanë përfshirë raketa mbrojtëse anti-ajrore Stinger dhe antitank Javelin, si dhe municione dhe mbrojtëse trupi. Por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy po u kërkon udhëheqësve amerikanë dhe evropianë të dërgojnë armë dhe pajisje më të rënda për t’u bërë ballë forcave ruse në rajonin lindor të vendit, ku Rusia pritet të intensifikojë përpjekjet e saj ushtarake.

Në pjesë të një interviste me “60 Minutes” të CBS News që do të transmetohet më vonë të dielën, zoti Zelenskiy tha se zmbrapsja e inkursionit rus “varet nga fakti se sa me shpejtësi do të ndihmohemi nga Shtetet e Bashkuara. Që të jem i sinqertë mbojetesa jonë varet nga kjo”, tha ai.

“Kam besim 100% te njerëzit tanë dhe te forcat tona të armatosura, por fatkeqësisht nuk kam besim se do të marrim gjithçka që na nevojitet”, tha ai.

Rusia emëroi të shtunën një gjeneral të ri për të udhëhequr forcat e saj në Ukrainë, Aleksandr Dvornikov. 60 vjeçari Dvornikov është një nga oficerët ushtarakë më me përvojë të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai ka një histori brutaliteti ndaj civilëve në Siri dhe luftra të tjera.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Sullivan tha në për CNN-in se parashikon që gjenerali Dvornikov, të orkestrojë krime dhe brutalitet kundër civilëve ukrainas.

Zoti Sullivan tha se emërimi i gjeneralit “nuk mund ta mbulojë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë.”

Një sondazh i CBS News i publikuar të dielën tregoi mbështetje të gjerë mes amerikanëve për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë. Sipas sondazhit, i cili u krye javën e kaluar, 72% e të anketuarve favorizojnë dërgimin e më shumë armëve, ndërsa 78% mbështesin sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

arme SHBA ukraine
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

Si i mbrojti pasuritë miliarderi rus Melnichenko nga sanksionet evropiane

22:48 / May 27, 2022

Vajza e Putinit mund të marrë kontrollin e Rusisë kur të vdesë udhëheqësi rus

22:42 / May 27, 2022

Qëlloi me thikë dy të mitur pse i shikuan të dashurën dhe iku në Shqipëri, arrestohet sapo shkel në Itali

22:13 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Te fundit

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.