Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA vë veton! Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën për konfliktin Gaza-Izrael, ja si votoi Shqipëria

20:20 / October 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5494
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që bën thirrje për një “pauzë humanitare” në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas pasi teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, tha ambasadorja amerikane.

Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan. Dhe Shqipëria mbajti një qëndrim parimor.

Pavaresisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe të drejtën për mbrojtje të tij dhe abstenimit të Britanisë së Madhe, Shqipëria u rendit në kahun e vendeve që dënojnë çdo sulm ndaj civilëve, si edhe aktet terroriste të Hamas kundër Izraelit.

Shqipëria votoi pro rezolutës që kërkon respektim të ligjit ndërkombëtar për civilët, përfshirë dhe personelin mjekësor dhe kërkon akses për organizatat humanitare për të dërguar ndihma.

Shtetet e Bashkuara ishin kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit vota llogaritet si një veto.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”- tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA.

“Projekt-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të këshillit”- tha Sergio Franca Danese, ambasador brazilian në Kombet e Bashkuara.

Rezoluta kërkonte që Këshilli “dënon me vendosmëri çdo dhunë dhe armiqësi kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit”. 

Rezoluta e propozuar nga Brazili vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit thotë se organi “kundërshton dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi… dhe marrjen e pengjeve”. Teksti gjithashtu “i kërkon të gjitha palëve që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.”

Votimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të hënën një rezolutë ruse që dënon dhunën spirale në Lindjen e Mesme. Kjo rezolutë nuk e veçoi Hamasin për sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, dhe ajo u refuzua nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe Japonia./tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.