Administratori i klubi të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit me ekipi i Korabit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president “pa letra”, kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.
Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t’u rikthyer muaj më pas. Marsin e 2016, ai u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.
Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses. Vitet e fundit, Korabi ishte kthyer në një klub fitimprurës, me disa lojtarë që u shitën në klubin e Partizanit dhe jo vetëm.
