Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe duke iu referuar rastit të denoncuar ku shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës ka abuzuar me detyrën, shkruan se teksa ai pret që drejtuesi i policisë të kapë hajdutët e telave të energjisë, ai merret me kërkesa për favore seksuale.erion brace dhe shefiiii
Braçe i cili ka publikuar edhe shkrimin e gazetës Panoramës, shkruan se kjo është e turpshme dhe e neveritshme. Shefi Krimeve, Lorenc Braho gjatë kërkesës së njërës prej konkurrenteve që donte të bëhej gardiane burgu, ai ka kërkuar favore për t’i gjetur të dashur. Megjithatë, Braho u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.