Kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase pretendon se Vladimir Putin vuan nga një sëmundje “e rëndë” dhe së mund të vdesë brenda dy viteve.
Gjeneralmajor Kyrylo O. Budanov dha një intervistë për “USA Today”, ku deklaroi se Vladimir Putin “nuk do të ketë një jetë të gjatë përpara”.
Në një intervistë të dytë dhënë për “Sky News”, gjenerali përsëriti pretendimet e tij se Putin është në “gjendje jashtëzakonisht të keqe se dhe është vërtet i sëmurë”.
Kjo vjen pasi një oligark i njohur u dëgjua në një regjistrim audio që u sigurua nga “New Lines Magazine”, teksa pohonte se Vladimir Putin është “jashtëzakonisht i sëmurë me kancer në gjak”.
Qëndrimi i dobët i Putinit, fytyra dhe qafa në dukje e fryrë, kanë ndezur spekulime për shëndetin e liderit rus.