Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefja e infektivit Najada Çomo tregon 4 stadet e Covid dhe simptomat e tyre: Ju tregoj fazën kur ju duhet trajtim spitalor

21:56 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
najada como
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar se cilat janë katër stadet Covid.

Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër faza e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.

Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;

Forma e lehte ( Stadi I)

Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji.

Pa shenja te pneumonise

Forma e mesme( Stadi II)

Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.

Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%

brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në

njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së

rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive

10:05 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.