Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shehi tregon pse pranoi ofertën e Partizanit

13:04 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Orges Shehi është prezantuar si trajneri i Partizanit në zyrat e stadiumit “Arena e Demave”. Strategu ka shpjeguar se përse zgjodhi të merrte drejtimin e kampionëve në fuqi. Objektivi sigurisht do të jetë titulli kampion me Partizanin që aktualisht është në vendin e dytë të Superiores, teksa Shehi do të debutojë me kryeqytetasit më datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës.

“Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, kur dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku.

Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar për më mirë. kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thash pak më parë. plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu.

Merkato? Sigurisht që kërkojmë të përforcohemi. Çdo skuadër ka nevojë për elementë të rinj dhe cilësor. Duam të afrojmë lojtarë. Objektivat janë madhore dhe strategjia e klubit nuk është për të marrë lojtarë momentalë, por lojtarë afatgjatë, për të arritur objektivat për t’u rritur dhe gjithmonë për të pasur një strukturë të fortë për vazhdimësinë, sepse kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Shehi. Partizani është skuadra e katërt që 46-vjeçari drejton në karrierën si trajner, teksa më parë Shehi ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën.

orges shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.