Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar nje takim koke me koke qe zgjati nje ore sot në zyrën e kryeministrit Rama, ndërkohë që nuk dihen ende zyrtarisht detajet e këtij takimi.
Ai vjen një ditë pas protestës dhe tensioneve në Tiranë pas shembjes së Teatrit, ndërkohë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë nisur një valë të re protestash.
Gjithashtu edhe takimi i Reformës Zgjedhore dështoi një ditë më parë pas bojkotit të përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Këshillit Politik.
