Në ditën e Trashëgimisë Kulturore çështjes së shembjes së Teatrit i është rikthyer dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk kurseu as kritikat për presidentin Meta dhe opozitën kur tha se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit’.
“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.
Ndërkohë më herët presidenti Meta në këtë ditë duke postuar pamje të shmebjes së Teatrit Kombëtar shkroi se : Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.
