Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duket se kanë bërë paqe në qarkun e Vlorës. Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %, e përkthyer në mandate , 8 me 4.
Tani më është krijuar një panoramë e qartë për të cilën janë të vetëdijshëm edhe kandidatët e të gjithë forcave politike.
Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Denaj, si kandidate e PS-së dhe Ina Zhupës, kandidate e PD-së Një që e tillë ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në duartrokitje.
