Tea dhe Bearti kanë festuar Shën Valentinin e parë bashkë. Ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen” ai që postoi në “Instastory” disa video ku tregoi se sa bukur po e festonin ditën e të dashuruarve.
Dhoma e hotelit ku ata po festonin ishte e mbushur me petale dhe tullumbace me formë zemre. Që kur bënë publike lidhjen e tyre, duket se ata nuk janë ndarë në asnjë moment, pasi postimet bashkë në rrjetet sociale nuk kanë munguar në asnjë moment.
Petale gjithandej! Shën Valentini i parë bashkë, Bearti ndan
Ndërkohë kujtojmë se dyshja po shijon lidhjen e dashurisë, edhe pse publiku ngeli i habitur nga e gjithë kjo, pasi Tea doli e “përputhur” me Andin nga emisioni.
Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij. Bearti ka postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqej duke u puthur në buzë me Tean, ku madje edhe e shoqëroi me një këngë shumë romantike, “Just the two of us” të Grover Washington Jr. dhe Bill Withers.




