Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shëndeti i mëlçisë/ Gjërat që duhet t’i konsumoni me patjetër në mëngjes

08:56 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veze kos 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vakti i parë i ditës ka një ndikim të fortë në mirëqenien tërësore të organizmit.Mëngjesi i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Çfarë është dhjamosja e mëlçisë?
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet dalëngadalë në një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut.Akumulimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë shkakton inflamacion dhe një dëmtim të pariparueshëm në këtë organ të rëndësishëm.

Nëse sëmundja kapet herët, dëmet e saj mund të riparohen. Nëse sëmundja diagnostikohet në fazë më të avancuar, pasojat mund të jenë vërtetë të rënda.

Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme për mëlçinë
Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë.Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

Rrisë nivelet e energjisë,

Përmirësojë metabolizmin,

Zvogëlojë masën trupore,

Përmirëson aftësitë e të nxënit,

Stabilizon nivelet e sheqerit në gjak,

Ul ndjeshmërinë ndaj insulinës,

Zvogëlon sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Këto përfitime i japin mëngjesit statusin e merituar të vaktit më të rëndësishëm të ditës.

Ushqimet e duhura për shëndetin e mëlçisë

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie.

Kjo nënkupton të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të zgidhni bukë me drithëra të plota.

Tërshëra është një nga shembujt më të mirë të ushqimeve me nivel të ulët glicemie, sepse tretet ngadalë dhe nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Frutat si: qershitë,kumbullat, portokalli, rrushi, pjeshka, dardhat dhe mollët janë të rekomanduara çdo mëngjes.

Kosi është një tjetër ushqim që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.