Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shënimi i policit: Ilvi Meta mund të vritet

15:59 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20220504 WA0096 720x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

T’i kushtohet vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentojë vetëvrasjen”. Kjo ishte porosia që sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, la përgjegjësi i turnit të dhomave të sigurisë në Komisariatin e Kavajës, Petrit Berhamaj përpara se të dorëzonte detyrën atë ditë.

Shënimi i bërë nga nënkomisari tashmë i arrestuar për shpërdorim detyre është bërë në orën 19:00.

Por në gjetjet e vëzhguesve të komitetit evidentohet se orari kur është lënë shënimi ka mospërputhje me atë kur mjeku kqyri nga afër trupine pajetë të të ndierit.

“Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, O.H, ka bërë në librin e vizitave mjeksore, nr 63, duke shënuar orën 18:00 të datës 4 Maj, si orën e konstatimt të trupit të pajetë të të ndjerit. Kjo mospërputhje e bën të paqartë momentin kur punonjësit kanë konstatuar ngjarjen”.

Por veç kërkesës për vëmendje, polici i turnit nuk ka lënë shënime të tjera mbi arsyet se përse 31-vjeçari mund të kryente vetëvrasje.

Hetimet e kryera deri tani nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë dalë në përfundimin se Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e kapuçit sportive, në këtë qeli.

Ai e kishte lidhur lidhësen në këto hekura.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se ai kishte hematoma në trup, të cilat, sipas mjekëve ligjore, janë shkaktuar nga mbytja dhe komplikacionet e krijuara nga bllokimi i frymëmarrjes.

Për ngjarjen e rëndë, AMP vuri në pranga 3 punonjës policie të cilën paraditen e së shtunës do të dalin para Gjykatës së Kavajës.

Për efektivët prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ pasi dhe nga hetimet e kryera këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë marrë masa për parandalimin e ngjarjes së rëndë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.