Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë “lëkundje” të forta këto ditë

10:44 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Horoskopi1573595089
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë periudhë, këto shenja zodiakale po përjetojnë vibrime të forta, të cilat nuk është e thënë të jenë vetëm pozitive. Binjakët, Gaforrja, Akrepi dhe Ujori janë katër shenjat që në këtë moment po shpërthejnë me të gjitha poret nga energjitë.çfarë po kalojnë në këtë periudhë?

Binjakët- E vërtetë, po transmetoni shumë vibrime, por na vjen keq t’ju themi se nuk janë aspak pozitive. Në këtë periudhë jeni viktima të humorit të keq që po kontaminon edhe ata që keni rreth vetes. Pasiguritë nuk ju lënë të merrni frymë, e kaloni ditën duke pyetur veten nëse keni marrë vendimin e duhur dhe terrori se mos keni gabuar është një shpatë prej Demokleu që ju peshon mbi kokë.

Gaforrja- Lajme të shkëlqyera miq të Gaforres. Prej disa kohësh për ju ka filluar një periudhë me fat në të cilën mund të zgjidhni kartat më të mira për të luajtur. Në punë, më në fund keni fituar vendin që meritonit prej kohësh dhe për sa i përket dashurisë, jeni duke kaluar një nga momentet më të mira që keni jetuar me partnerin.

Dhe të gjitha këto të reja mund të reflektojnë në shpirtin tuaj duke emetuar lumturi nga të gjitha poret.

Akrepi- Paqja që keni arritur ditët e fundit është shumë e dukshme. Mjafton të shihni veten në sy për të kuptuar që jeni më në fund të lumtur prej kush e di se sa kohësh. Së bashku me partnerin do ta keni gati të pamundur të mos i bërtisni botës për gëzimin tuaj. Një siellje e tillë për tipin tuaj të rezervuar, është e pazakontë.

Ujori- Ulje dhe ngritje të dashur miq të Ujorit: paratë nuk mungojnë kurrë dhe do të filloni të dyshoni se keni shtrirë këmbët më shumë se jorganin. Gjithashtu nuk duhet të rëndoni më shumë ajrin brenda shtëpisë suaj. Keni vibrime të rënda negative që do të prekin edhe njerëzit rreth jush.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 8 gusht 2026

08:01 / August 8, 2026

Horoskopi, 7 gusht 2026

08:21 / August 7, 2026

Horoskopi, 6 gusht 2026

08:09 / August 6, 2026

Horoskopi, 5 gusht 2026

08:12 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.