Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shenjat paralajmëruese të ulçerës së stomakut që nuk duhet t’i injoroni

19:53 / March 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mendoni se keni ulcerë në stomak? Duhet të dini se simptomat nuk janë shumë specifike, që do të thotë se përveç ulcerës ato mund të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera shëndetësore të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të konsultohuni me mjekun për simptomat që keni.


1.Dhimbje stomaku: Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale. Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve dhe gjatë natës, kur acidi sekretohet në stomak.
2.Urth dhe gromësira: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
3.Të përziera dhe të vjella: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
4.Të vjella dhe jashtëqitje me gjak: Ulcerat mund të shkaktojnë vjellje me gjak, që duket si llum kafeje (është gjaku i patretur në stomak). Jashtëqitja gjithashtu duket më e errët, edhe kjo si pasojë e gjakut të patretur. Të dyja janë shenja që duhet të kërkoni vëmendje mjekësore të menjëhershme.
5.Dhimbje në shpinë ose në kraharor: Dhimbja mund të përhapet edhe në shpinë ose kraharor. Nëse ulcera ka depërtuar edhe në muret e zorrës, dhimbja mund të bëhet më intensive, zgjat më shumë dhe është e vështirë për t’u lehtësuar. Nëse dyshohet për ulcerë, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një endoskopi për ta diagnostikuar dhe trajtuar siç duhet.

stomak ulcera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.