Shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur rëndë në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.
Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe vëllai i Gjinit, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.