Dy shpërthime janë regjistruar në mesnatë në veri të Mitrovicës, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar.
Mediat e Kosovës raportojnë se një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan. “Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”,-thonë raportuesit.
Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.
