Në qarkun e Gjirokastrës është shënuar dhe rasti i parë me koronavirus pothuajse një muaj e gjysmë nga rasti i parë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një emigrant të riatdhesuar nga Kakavija 5 ditë më parë i cili ishte karantinuar në një prej hoteleve të Përmetit.
Mësohet se ai është në fazën e parë të sëmundjes, duke konfirmuar kështu dhe rastin e parë në këtë qark.
