Shërbimi Federal Rus i Sigurisë shprehet se ka zbuluar një operacion amerikan spiunazhi që ka kompromentuar mijëra iPhone, duke përdorur softuerë të sofistikuar mbikëqyrjeje.
Kompania Ruse e sigurisë Kaspersky tha se pajisjet e dhjetëra punonjësve të saj janë kompromentuar në këtë operacion.
FSB, pasardhësi i shërbimit sekret Rus KGB, tha përmes një deklarata se mijëra pajisje Apple janë infektuar përfshirë ato të qytetarëve rusë, por edhe diplomatëve të huaj në Rusi.
Agjencia tha se operacioni ishte një bashkëpunim i ngushtë mes Apple dhe Agjencisë Amerikane të Sigurisë por nuk dha asnjë provë që dëshmon deklaratat e saj.
Përmes një dalje zyrtare, Apple mohoi akuzat. “Asnjëherë nuk kemi punuar me një qeveri për të përgjuar produktet Apple dhe nuk do ta bëjmë kurrë,” tha kompania.