Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shuhet këngëtari i njohur dibranë, Sherif Dervishi

19:59 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sherif Dervishi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherif Dervishi, tre netë më parë këndoi për herë të fundit në Pallatin e Kulturës Burrel, në Festivalin e Këngës Epiko Lirike. Ai dhe kolegët e tij të Grupit Folklorik Kamëz kënduan “300 duvakët e Lurës” dhe “Unë këngëtarë dhe ti këngëtare”.

Dje pasdite 58 vjeçari u shtrua me urgjencë në spitalet e kryeqytetit pasi u godit nga një hemoragji cerebrale, ndërkohë sot ndërroi jetë i rrethuar nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e shumtë që ai kishte.

Kush ishte Sherif Dervishi ?

Ka lindur më 1961, në Lugjej të Dardhës te Dibres, në një familje me tradita patriotike dhe persekutuar politikisht nga regjimi komunist.
Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1975, kur ishte nxënës në Zall-Dardhë.
Me grupin artistik të Zall-Dardhës është aktivizuar në vitin 1978, kohë kur ka kënduar këngën “Shqipëri, kala vigane”.
Nga viti 1982 deri në vitin 1988 punoi si punëtor në Minierën e Bakrit në Mirditë, ku u aktivizua me grupet artistike të rrethit të Mirditës.
Më pas ka qenë solist profesionist pranë Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërnmilli” të Peshkopisë, i Qendrës Kulturore Peshkopi dhe kohët e fundit i Qendrës Kulturore të Kamzës.
Me shumë vështirësi u lejua të merrte pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku këndoi aq bukur këngën “Ç’po i folka burri burrit”.
Ka qenë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Beratit të vitit 1993, ku konkurroi me një këngë kurbeti dhe një këngë patriotike të titulluar “Prej Dibre deri në Tiranë”.
Nga viti 1996 deri më 1999 ishte solist i Estradës Profesioniste të Peshkopisë.
Ka marrë pjesë në Takimin Folklorik të Danubit në qytetin Giugiu, ku edhe mori çmim të dytë, si interpretues dhe si solist. Po kështu ka konkuruar edhe në qytetin Van të Turqisë me grupin “Dibra” dhe në festivalet “Sharri këndon”. Është fitues i çmimit si interpretuesi me i mire ne Festivalin Folklorik te Gjirokastrës ne vitin 2009.
Ka bërë edhe turne private në Maqedoni. Kohët e fundit ka përfunduar kasetën private të titulluar “Mall prej nanës, mall prej motrës” me produksion të “Tetofoni-disk” Tetovë, 1996.
Kënga e tij e shtruar, tingëlluese, burrërore dhe elegante ka pushtuar zemrat e mijëra artdashësve. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.