Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik komentoi ilaçin anti-viral “Remdesivir” që Agjencia Evropiane e Mjekësisë ka rekomanduar për përdorim në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në BE, Tomini tha se, “është një ndër preparatet që ndjek dhe shërbimi infektiv sipas rekomandimeve të OBSH-së”.
Një studim tregoi se pacientët me COVID-19, të trajtuar me “Remdesivir” janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.