Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se është shëruar dhe personi i 100-të nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për nënë Vezikon, 80-vjeçare nga Vlora e cila dy javë më parë mbërriti me vështirësi në frymëarrje në spitalin infektiv.
Ogerta Manastirliu:
Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar