Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sherr’ brenda Konferencës së Kryetarëve, Vokshi i drejtohet me tone të forta Nikollës: Ju duhet t’ja ndërprisni fjalën, silleni sikur…

13:06 / September 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61432479745bf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka pasur debate mes maxhorancës dhe opozitësnë mbledhjen e parë të kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament. Socialistët kërkuan që çdo deputet të mos zgjaste fjalimin më shumë se 3 apo 5 minuta.

Por kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kërkuan që, siç parashikon Rregullorja e Kuvendit, koha e çdo deputeti për të folur të jetë 10 minuta. Më pas gjatë debatit, deputetja e opozitës, Albana Vokshi, kërkoi nga Lindita Nikolla që të tregohet e kujdesshme me Kryeministrin Rama, i cili sipas saj, përgojon gratë e opozitës.

Debati:

Mimi Kodheli: Duhen diskutime konstruktive, mos të humbim kohën kot me debate pa vlerë.

Albana Vokshi: Jam dakord me atë që tha znj. Kodheli, por më duhet t’i kujtoj se personi që ka fyer më shumë aulën e Kuvendit është Edi Rama, që na ka përgojuar të gjitha ne grave e burrave. E hapi fushatën duke përfolur ne gratë kandidate të PD-së dhe mund të vazhdojë me të njëjtin shembull në seance.Ju zonja Nikolla duhet që t’ia ndërprisni fjalën e Edi Ramës nëse e përsëriste ose të merrte masat e duhura për të siguruar etikën. Si çdo gjë që e bëni për fasadë, edhe në Parlament ashtu bëni. Silleni sikur toleroni dhe nuk merreni me opozitën, por në fakt vendimmarrjet tregojnë të kundërtën.

Mesila Doda: Partia Socialiste ka të gjitha pushtetet, ndërsa opozita ka vetëm fjalën. Të kufizoni edhe fjalën kjo nuk është normale. Në Parlament ka deputetë të rinj, por edhe të tjerë të cilët duhet të flasin. Nuk keni pse të kufizoni kohën e diskutimin.

Arben Pëllumbi: Mbledhja parlamentare duhet të vazhdojë pa ndërprerë derisa të mbyllen të gjitha diskutimet. Nuk mund të ndërpritet dhe të vazhdojë ditën tjetër, se pastaj nuk quhet një seancë plenare, por dy të tilla.

Mesila Doda: Nuk mund të quhen dy seanca. Por siç ka pasur edhe precedent të mëparshëm, ndërpritet mbledhja dhe vijohet ditën tjetër. Nuk mund të zgjasë mbledhja deri në orët e para të mëngjesit, sepse mbledhjet bëhen publike për qytetarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.