Një sherr mes disa personash u regjistrua të dielën në autostradën Tiranë-Durrës. Vëllezërit Beqiraj, po udhëtonin me motor, kur një makinë u ka prerë rrugën.
Vëllezërit kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me ta. Por Indrit Beqriaj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike është marrë peng për rreth 500 metra, por më pas 4 personat e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.