Një sherr masiv ka ndodhur në Greqi midis emigrantëve shqiptarë dhe vendasve.
Mediat greke raportojnë se në përleshje janë përfshirë 16 shqiptarë dhe grekë, të cilët ishin ndarë në dy grupe.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të së dielës në Vouliagmeni, pranë një kantine.
Mësohet se disa nga të rinjtë e përfshirë në sherr kanë mbetur të plagosur, pasi në përleshje janë përdorur edhe thikat e kaçavidat.
Dy prej të rinjve janë plagosur me thikë, njëri me kaçavidë në këmbë, ndërsa ka pasur edhe lëndime në kokë, si pasojë e goditjeve me shishe, grushta e shkelma.
Pas ndërhyrjes së policisë, shtatë shqiptarë janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjashtë grekët u lanë të lirë, pasi sipas autoriteteve greke ishin shqiptarët ata që i sulmuan.
