Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin me sende të forta, duke përfunduar të plagosur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik në Korçë. Sipas burimeve zyrtare, si pasojë e konfliktit të dy shtetasit B. R., 34 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, janë lënduar duke përfunduar në spital.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.