Dy të rinj janë plagosur pas një sherri të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy kunetër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.
