Një adoleshent ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Durrësit pas një sherr mes me një tjetër bashkëmoshatar të tij.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, A. Ç., 15 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me thikë, në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton:
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
