Një 15-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes adoleshentëve, ku A.Gj. ka nxjerrë thikën duke goditur A.D. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
