Një shqiptar është goditur me thikë në gjoks ditën e djeshme në zonën rreth Casarza Ligure të Italisë pas një konflikti me disa bashkatdhetarë të tij.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e plagosjes.
Dy personat e shpallur në kërkim, fillimisht e kishin ndjekur bashkatedhetarin e tyre dhe më pas e kanë qëlluar me thikë, duke e lënë të plagosur.