Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Shëngjin pas mesnate.
Plagosja ka nisur pas një sherri të çastit. Ende nuk dihen personat e përfshirë dhe shkaqet e konfliktit mes tyre.
Policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme.