Duket se akuzat e kundërakuzat mes kryeministri Edi Rama dhe Sali Berishës do të jenë më intensive, që pas situatës së tensionuar të një dite më parë në Kuvend dhe degjenerimit të debatit.
Postimi i radhës është ai në Tvvitter i kryeministrit Rama, dhe “sebepi i sherrit” këtë radhë është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.
