Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri masiv për një vend parkimi në Gramsh

12:38 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherr 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin fizik të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Gramshit, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr masiv me sende të forta, pas debatit të ashpër për një vend parkimi.

Sipas policisë, është arrestuar një 30-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij 26 vjeç. Ndërkohë, një tjetër person, pasi është shoqëruar në komisariat, është lënë i lirë, pasi kundërshtoi punonjësin e policisë. Po ashtu, në gjendje të lirë po ndiqet edhe një 34-vjeçar.

Reagimi i Policisë së Shtetit

“Gramsh/Informacion shtesë për konfliktin e ndodhur mes disa shtetasve, mbrëmjen e datës 20.07.2023. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 30 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim. Momentet e arrestimit të këtij shtetasi nga Policia, pas konfliktit, janë shfaqur edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi R. H., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë sportive.

Këta dy shtetas janë konfliktuar mbrëmjen e datës 20.07.2023, me 3 shtetas të tjerë, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjithashtu për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., 20 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe ndaj shtetasit V. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.